Maqedoni
UNHCR, 6 mijë emigrantë në Gjevgjeli në 24 orët e fundit
14.09.2015 17:21
Mbi 4.000 emigrantë gjatë njëzetë e katër orëve të fundit janë transferuar me shtatë trena specialë nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc...

Sot në mëngjes drejt kufirit verior janë nisur edhe dy trena me rreth 1.000 emigrantë, njoftojnë nga Stacioni Hekurudhor në Gjevgjeli.
UNHCR dhe organizatat joqeveritare thonë se edhe dje në vend kanë transituar më shumë se 6 mijë emigrantë të cilët janë transportuar drejt Tabanocit edhe me autobusë dhe taksi.
Sot vërehej numër më i paktë i autobusëve dhe taksive për shkak të uljes së fluksit të emigrantëve.
