Maqedoni

Disa pjesë të Çairit, Gazi Babës dhe Qendrës nesër pa ujë

14.09.2015 18:04

Pa ujë nesër prej orës 11 do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të Autokomandës, Çairit dhe Fushë Tophanës...

Ashtu siç informon QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të ndryshimit të transformatorit në Stacionin Gazi Babë. Banorët do të jenë pa ujë deri në përfundimin e zëvendësimit të transformatorit. 
 
Ndërprerje të furnizimit me ujë, nesër prej orës 7 do të kenë edhe një pjesë e përdoruesve nga rruga "Jordan Mijalkov". Ndërprerja është për shkak të sanimit të defektit në rrugën "Jordan Mijalkov" me udhëkryqin me Bulevardin Jugor./mia