Botë

Mot i "frikshëm" në Itali, shiu mbulon vendin në pak orë, humb jetën një person, zhduken babë e bir

14.09.2015 22:06

Moti i keq ka përfshirë orët e fundit disa rajone të Italisë, duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje masive dherash...

Për pasojë, mësohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë, babë e bir, rezultojnë të zhdukur.  

Erërat e forta dhe shirat e shumtë kanë sjellë pasoja materiale, si dhe në njerëz.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave, në provincën e Piacencës rezultojnë të zhdukur tre persona.  

Ndërsa, grupet e Mbrojtjes Civile e vullnetare po punojnë në gjithë Italianë për përballimin e situatës së vështirë.