Maqedoni

Presidenti Ivanov për vizitë dyditore në Mal të Zi

15.09.2015 10:05

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova, prej sot është për vizitë dyditore zyrtare në Mal të Zi...

Presidenti Ivanov, në Cetinje do të realizojë takim bilateral me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ndërsa në Milloçer me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq dhe me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
 
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, presidenti Ivanov nesër do të marrë pjesë në Biznes forum për prezentimin e mundësive investuese në Republikën e Maqedonisë dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi.
 
Në delegacionin e kryesuar nga presidenti i Maqedonisë gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është edhe ministri pa resor i obliguar për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavelski.
 
Tema të bisedimeve me përfaqësuesit zyrtarë të Malit të Zi do të jenë thellimi i marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin ekonomik, mbështetja e ndërsjellë dhe këmbimi i përvojave në procesin e integrimeve në BE dhe NATO si dhe bashkëpunimi rajonal dhe multilateral./mia