Botë

Hungari, hyn në fuqi Ligji i ri për emigrantët, bllokohen me tela shtesë vendkalimet kufitare

15.09.2015 12:25

Hungaria ka bllokuar pikën kryesore të kalimit nga Serbia për të penguar hyrjen e emigrantëve ilegalë...

Që sot, çdo emigrant i paligjshëm që hyn në Hungari do të arrestohet, sipas vendimit të kryeministrit Orban.
 
Policia u pa duke vendosur barriera teli përgjatë kufirit Hungari-Serbi, ndërsa oficerë të shumtë formuan një “mburojë njerëzore” për të bllokuar binarët hekurudhorë.
 
Ky veprim vjen pas frikës së hyrjes së 30 mijë emigrantëve të tjera, pasi Serbia tha se nuk do t’i bllokojë emigrantët. 
 
“Do të vendosim kontrollin në kufi. Numri që kalon këtu në një ditë të vetme ka arritur në dhjetë mijë emigrantë. Vendimi i Qeverisë hungareze është marrë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të Evropës, e kjo bëhet duke ruajtur kufijtë tanë”- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.
 
Një rekord prej 5.809 emigrantësh hyri në Hungari vetëm ditën e diel, duke thyer rekordin e ditëve të mëparshme me 4.330 emigrantë.
 
Këto statistika janë bërë të ditura nga Policia hungareze.
 
Edhe Austria, Sllovakia dhe Holanda ndoqën shembullin e Gjermanisë për të imponuar kontrollet kufitare. 
 
GYLTENE SINANI