Maqedoni
Universitetet, fillon viti akademik
15.09.2015 13:14
Në universitetet shtetërore në Maqedoni sot fillon viti i ri akademik 2015/2016.

Për studentët e rinj do të organizohet orë akademike në fakultetet, ndërsa në disa prej tyre do të marrin pjesë rektorët e universiteteve dhe përfaqësues nga Ministria dikasteriale.
Në orën e parë akademike në Universitetin e Tetovës do të marrë pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, dhe rektori, Vullnet Ameti, ndërsa në Universitetin e Shtipt "Goce Delçev", solemniteti për studentët nga fakultetet e Mjekësisë, Juridikut dhe të tre akademive do të organizohet në qendrën multimediale të Fakultetit Ekonomik, ku do të flasë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
Aktivitete të këtij lloji me rastin e fillimit të vitit të ri akademik për studentët e vitit 2015-20016 do të mbahen edhe në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe në atë të Manastirit.
Për regjistrim në vitin e parë në universitetet shtetërore ka pasur dy afate, në gusht dhe në shtator.
