Maqedoni

Ja cila është prokuroria speciale, Katica Janeva

15.09.2015 14:59

Prokurorja Katica Janeva , edhe pse jo shumë e njohur për opinionin public, vlen për një personalitet i respektuar në profesionin e saj

Janeva karrierën e saj në Prokurorinë e Gjevgjelisë e ka nisur në vitin 2003 si ndihmës prokuror, ku në vitin 2009 është emëruar si prokurore. 
 
Në vitin 1998 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën në Gjevgjeli, ndërsa në biografinë e saj haset edhe përvoja si avokate. 
 
Në vitin 2010 është zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve publik për shefe të Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa këtë vit mandati i është vazhduar edhe për katër vjet.
 
Janeva për momentin është edukatore në Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, ndërsa ka të përfunduara disa aftësime profesionale midis të cilave edhe një aftësim i lartë profesional në luftën kundër mafias, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Itali. 
 
Sipas të dhënave nga listat anketuese të funksionarëve publik të publikuara nga ana e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit, Janeva nga prona private posedon një veturë “Reno 5” në vlerë prej 4.000 euro dhe ka llogari në Tutunska Banka dhe Stopanska Banka. 
 
Si pronë e prindërve të saj janë paraqitur dy shtëpi, njëra me vlerë prej 100.000 euro, ndërsa tjetra 5000, tokë të burrit të saj në vlerë prej 1.000 euro, tokë bujqësore të burrit të saj në vlerë prej 20.000 euro dhe një veturë të burrit të saj “rever 45” në vlerë prej 20.000 euro. Ajo nuk ka asnjë përkatësi partiake.