Maqedoni

Akreditohet Fakulteti i Shkencave Islame, vitin e ardhshëm MASh ndan 100.00 euro për FShI

15.09.2015 15:56

Fakulteti i Shkencave Islame prej këtij viti akademik është akredituar dhe financuar nga MASh-i...

Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, thotë se  teologët nuk kanë nevojë më të studiojnë jashtë vendit, por ashtu siç kanë dhënë kontributin e tyre, të vazhdojnë edhe më tej me promovimin e vlerave të mirëfillta islame.
 
“Nga ky vit ka filluar edhe të financohet ky fakultet me 65 mijë euro, vitin e ardhshëm planifikojmë të financohet me 100 mijë euro, sepse ne duhet të masim edhe cilësinë jo vetëm të merren mjete financiare, por për të njëjtat të kërkohet llogari. Deri më tani kemi shfrytëzim racional të dhe jam i bindur se dhe vitin e ardhshëm në mënyrë të tillë do të realizohen”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
 
“Uroj mirëqenie, punë të palodhshme, aktivitete të bujshme dhe shumë suksese. Ajo që e karakterizon këtë vit është fakti se ky vit do të starton me programin e akredituar”- tha dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi.
 
Gjeneratat e reja kanë për detyrë të prezantojnë vërtetësinë e Islamit, sepse Islami dhe terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët, tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fillimin e vitit të ri akademik në FShI.
 
“Islami dhe terrorizmi janë dy botëra që asnjëherë nuk mund të pajtohen dhe jo rastësisht BFI ka qenë permanent kur kemi thënë se gjithë ajo që ndodh në Lindjen e Mesme nuk ka asgjë të përbashkët me ne dhe më vjen keq që shumë njerëz janë viktima të kota, sepse ajo nuk është xhihad, ajo është terrorizëm”- tha kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
Ministri Ademi po ashtu u uroi një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik të gjithë studentëve, e në veçanti 15 studentëve të rinj të cilët fillojnë studimet universitare.
 
FLUTURA LATIFI