Maqedoni
Klinika për Fëmijë me bebiterm, donacion nga Kompania “Okta”
15.09.2015 16:49
Klinika për Fëmijë në Shkup në repartin intensiv është pajisur më aparat modern i ashtuquajtur bebiterm, i cili është një krevat për foshnjat që kanë lindur para kohe ose që kanë ndonjë komplikim tjetër...

Ky krevat mundëson për fëmijët e porsalindur të kenë temperaturën e njëjtë sikur në barkun e nënës, si dhe paralajmëron për ndonjë komplikim tjetër.
Krevati është donacion nga Kompania “Okta”, si pjesë e fushatës “Shans për jetë”.
“Kjo është një nga pajisjet kryesore të nevojshme për repartin intensiv që do të lejojë për të krijuar ambient të përsosur për fëmijët e sapolindur. Si rezultat, thirrja erdhi nga kompania dhe për të rritur ndërgjegjësimin me rëndësinë e funksionimit të mirë të repartit tonë dhe duke siguruar kujdes më të mirë për foshnjat e parakohshme dhe të porsalindura lindur me komplikimet, ne jemi pajisur me bebiterm”- deklaroi drejtoresha e Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova.
“Për ne si kompani është një kënaqësi e madhe kur ne shohim se përpjekjet tona kanë efekt pozitiv. Kjo kampanjë i ka bashkuar shumë qytetarë, shumë organizata me të vetmin qëllim, të gjithë së bashku jemi kyçur në donacion për këtë repart, ku shpresojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me kampanjën ‘Shans për jetë’”- tha menaxherja e Kompanisë “Okta”, Marija Stavreva.
Kompania “Okta”, si pjesë e fushatës “Shans për jetë” ka donuar edhe inkubatorë të rinj, pajisje për matjen e pulsit, aspiratorë, si dhe ka bërë servisimin e tre inkubatorëve.
REJHANE BUSHI-METAJ
