Maqedoni

Filloi viti i ri akademik, UShT dhe UEJL hapin dyert për studentët

15.09.2015 17:42

Filloi viti akademik 2015-2016 në dy universitet shqiptare, UShT dhe UEJL. Rektori i UShT-së, Vullnet Ahmeti, potencoi me këtë rast se UShT është...

Filloi viti akademik 2015-2016 në dy universitet shqiptare, UShT dhe UEJL. Rektori i UShT-së, Vullnet Ahmeti, potencoi me këtë rast se UShT është shndërruar në alternativë të vetme të arsimit të lartë në Maqedoni, duke u ngritur në një institucion akademik me përmasa rajonale. 
 
UEJL, ndërkohë, thotë se sivjet ka regjistruar më shumë studentë se sa kishte planifikuar dhe ky besim i studentëve është motivacion për stafin drejtues të këtij universiteti, të punojë edhe me më shumë përkushtim.
 
Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, tha se MASh vazhdimisht inicon dhe inkurajon modernizimin e programeve studimore dhe adaptimin e tyre me arritjet bashkëkohore botërore. 
 
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht inicon dhe inkurajon modernizimin e programeve studimore dhe adaptimin e tyre me arritjet bashkëkohore botërore. Me këtë arrihet cilësi më e lartë në arsimimin e kuadrove të cilët edukohen në universitetet tona, me qëllim të konkurrencës së tyre jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel evropian dhe ndërkombëtar”- deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
 
Ceremoni për fillimin e vitit të ri akademik janë mbajtur në të gjitha degët e disperzuara të UShT-së në qytetet shqiptare të vendit.
 
VISAR SADIKI