Maqedoni
Gostivar, investimi i parë në lagjen “Fazaneri”
15.09.2015 17:45
Një nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneri” në Gostivar do të bëhet me asfaltim, ujësjellës dhe sistem të ri kanalizimi...

Banorët e njërës nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneria” në Gostivar, në të ardhmen do të tejkalojë problemin me rrugën e dëmtuar, sepse me investim të Komunës së Gostivarit sot kanë filluar punimet për largimin e bekatonave dhe asfaltimin e rrugës.
Për të ndjekur punët nga afër, sot në terren doli kryetari i Komunës, Nevzat Bejta, me ç’rast u takua edhe me banorët e kësaj lagjeje.
Ky investim i Komunës së Gostivarit për banorët e lagjes është një lajm i gëzueshëm, sepse, siç u shprehën ata, për herë të parë në rrugën e tyre po bëhet një investim nga ana e pushtetit lokal në Gostivar edhe pse si lokalitet ka qenë i banuar tani e dyzet vite.
Rruga që asfaltohet kap një sipërfaqe prej mbi 2 mijë metra katrorë, me gjatësi 500 metra dhe gjerësi prej katër metrave, kurse të gjitha punimet do të kushtojnë mbi 31 mijë euro.
LULZIM HAZIRI
