Botë

Bousaab jep alarmin: dy në 100 emigrantë sirianë janë luftëtarë të IS-is

15.09.2015 17:55

Dhe si për të përforcuar vendimin e Hungarisë, një tjetër deklaratë e fortë vjen nga ministri libanez i Arsimit, Elias Bousaab...

“Dy në 100 emigrantë sirianë janë mbështetës të "Shtetit Islamik”- ka paralajmëruar ai kryeministrin britanik, David Cameron.

Ministri Bousaab, i cili u takua me Cameron gjatë një vizite të papritur në Britani, tha se grupi ekstremist po dërgon xhihadistë të trajnuar për të goditur objektivat në Perëndim.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Evropës do t’i duhet të përballet me mbi 3.000 xhihadistët, të cilët, sipas ministrit libanez, janë mes 160 mijë refugjatëve që do të shpërndahen në shtetet e BE-së.

Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj “Shtetit Islamik”, pasi, sipas tij, ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh.

“Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”- tha Elias Bousaab në takimin që pati me Cameron.