Botë

Kosova në UNESCO, Daçiç letër kancelarive perëndimore

15.09.2015 18:13

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, u ka dërguar një notë proteste kancelarive të 44 vendeve që kanë përkrahur...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, u ka dërguar një notë proteste kancelarive të 44 vendeve që kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
 
"Është e papranueshme që Kosova të zërë vend në selinë e UNESCO-s"- shprehet Daçiç në letrën e tij. 
 
Aktualisht, kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në agjencinë e OKB-së që kujdeset për trashëgiminë kulturore ka kaluar fazën e parë të shqyrtimit.