Botë
Putin del për Sirinë, fton vendet e tjera në ndihmë të ASSAD-it
15.09.2015 18:15
Presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Damaskun, pavarësisht shqetësimeve mbi rolin e vendit të tij në luftën civile të Sirisë...

Putin, madje i nxiti dhe shtetet e tjera t’i bashkohen Moskës në nismën e saj për të dërguar atje asistencë ushtarake dhe teknike.
Më herët, duke mos i fshehur më shqetësimet e tij mbi veprimet e fundit të Moskës, Uashingtoni u shpreh i bindur se ushtria ruse po përpiqet në ngritjen e një baze operative në perëndim të Sirisë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, deklaroi se ka të dhëna që ditët e fundit Rusia ka zhvendosur trupa dhe pajisje në një zonë pranë Latakias, ku ndodhet një bazë ajrore.
Qyteti-port në brigjet e vendit që lagen nga Deti Mesdhe është nën kontrollin e forcave të presidentit, Bashar al Assad, aleat i ngushtë i Moskës.
