Botë

Vdesin shtatë alpinistë në Alpet franceze

15.09.2015 19:47

Shtatë alpinistë kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një ortek i borës në Alpet franceze.

Ngjarja ka ndodhur në malin Dome de Neige des Ecrins, i lartë 4,000 metra.
 
Sipas raporteve, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, por nacionaliteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.
 
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të parë nëse ka më shumë viktima./evropaelire