Botë

Rohani: Kërcënimi i Iranit nuk është Amerika apo terrorizmi

15.09.2015 21:17

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se mungesa e ujit, papunësia, inflacioni dhe droga, po e kërcënojnë Republikën Islamike të Iranit...

Këto komente Rohani i ka bërë gjatë një fjalimi të tij, para Trupës së Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit.
 
Rohani ka thënë se “Armiqtë tanë nuk janë Sionistët, Amerika dhe terroristët.”
 
Ai ka thënë se Irani ka armiq tjerë të cilët duhet t’i mundtë, përfshirë, inflacionin, stagnimin ekonomikë dhe “humbjen e moralit”.
 
Rohani i ka bërë thirrje ushtrisë që ta ndihmojë qeverinë për t’i tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet vendi.