Botë

Ministrat e BE-së, takim me 22 shtator për krizën e migrantëve

15.09.2015 22:07

Ministrat Brendshëm të Bashkimit Evropianë, do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm, të enjten e ardhshme, me 22 shtator...

Takimi do të mbahet për të diskutuar çështjen e migrantëve, raporton Reuters.
 
Luksemburgu, e cila e ka radhën e rotacionit të presidencës së BE-së, ka thënë në një deklaratë se dëshiron që Këshilli i Evropës të arrijë një marrëveshje, për shpërndarjen e 120 mijë migrantëve.
 
Rreth kësaj çështje vendet anëtare të BE-së, janë ndarë në dyshë.
 
Gjermani dhe aleatët e tjerë perëndimorë janë për pranimin e migrantëve, përderisa Hungaria dhe aleatët e saj lindorë kundërshtojnë një gjë të tillë./evropaelire