Maqedoni
Komuna Çair në kërkim të fondeve të BE-së, hap zyrë të përherëshme në Bruksel
16.09.2015 10:58
Komuna Çair do të ketë zyrën e saj në Bruksel. Kjo ndodh me qëllimin për të qënë sa më pranë kryeqytetit të Europës dhe për të thithur sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian...

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i kësaj komune, IzetMexhiti, i cili prej dje është në vizitë pune në Bruksel.
"Në Parlamentin Europian nëBruksel sot u realizuan disa takime miqësore për mbeshtetjen e Komunës Çair nga institucionet evropiane.Ndër to është hapja e zyrës permanente të Komunës Çair në Bruksel, me qëllim qasje direkte ndaj fondeve evropiane”, ka deklaruar kryetari i Komuëns së Cairit, Izet Mexhiti.
Ai është takuar në Bryksel me Matias Kambic, shef i kabinetit të z. Petrele si dhe ka pasur edhe shumë takime të tjera .
