Botë

Australia nis sulmet ajrore në Siri

16.09.2015 11:29

Qeveria e Australisë ka konfirmuar se ka nisur sulmet e para ajrore kundër caqeve të militantëve të “Shtetit Islamik” (IS) në Siri...

Australia është pjesë e një koalicioni ushtarak ndërkombëtar që sulmon grupin militant në Siri dhe Irak.

Ish-kryeministri australian, Tony Abbott, ka thënë javën e kaluar se Forca Ajrore e Australisë do të zgjerojë aksionin e saj nga Iraku në Siri, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Ai po ashtu ka thënë se vendi i tij do të pranojë 12,000 refugjatë sirianë nga pakicat e persekutuara.