Maqedoni
Pa energji elektrike pjesë nga Katllanova, Kisella Voda dhe Saraji
16.09.2015 14:23
Banorët e fshatit Katllanovë dhe Banja e Katllanovës, tuneli Katllanovë, Gradmanci, Breznica dhe Letevci nesër prej orës 08:30 deri në orën 14 do të jenë pa energji elektrike...

Nga ora 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike dhe do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Lubosh në komunën e Studeniçanit, nga ora 09 deri në orën 15 pjesë nga fshati Studeniçan, ndërsa nga ora 09:30 deri në orën 13:30 fshatrat Shishevo, Matka e Poshtme dhe e Epërme, Kondova, Rasçe, Kopanica, Bojana, Radusha, një pjesë e fshatit Saraj fshatërat Grçec, Lubin, Glumovë, Dvorce, Orashje, Kuçkovë dhe fshati Çashka në komunën e Sarajit.
Sipas njoftimit të EVN pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 11 do të jetë edhe rruga Bansko, respektivisht një pjesë prej numrit 24 e më tej në komunën e Kisella Vodës, dhe nga ora 09:30 deri në orën 15 pjesë e fshatit Saraj, unaza Matkë, fshatrat Arnakia, Semenishte, Laskarci, Paniçari, Raoviq dhe fshati Çajlane në komunën e Sarajit.
Nga ora 08 deri në ora 10 orë pa energji elektrike do të jetë rruga "Ivan Kozarov", respektivisht pjesa nga monumenti i Todor Aleksandrit dhe rrethina që kryqëzohet me rrugën "Ivan Kozarov" në komunën e Kisella Vodës./mia
