Maqedoni

Komuna Qendër, Zhernovski: Hotel prej 100 metrave nga qeveria

16.09.2015 16:11

Në vend të barakave ku gjendet komuna Qendër, VMRO-DPMNE ka planifikuar të ndërtohet hotel me lartësi prej 100 metrash, theksoi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski...

Ai gjithashtu theksoi se ky është muri i dytë kinez në parkun e qytetit, por 5 herë më e lartë nga stadiumi i cili është i lartë 20 metra.
 
“Pyesim Nikolla Gruevskin a bëhet fjalë për interes të përgjithshëm apo për interesa personale të mafisë së ndërtimit. Me këtë lloj të objektit i gjithë parku do të jetë nën hije, nuk do ketë aspak dritë e as ajër”- deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
 
Zhernovski gjithashtu theksoi se nuk ka plan të ndërtojë ndërtesë të re për komunën, ku sipas planit është miratuar në vitin 2012, e cila është paraparë të jetë 50 metra. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ