Maqedoni

LR-PDSh: Prokurori special me korrektësi t’i zgjidhë rastet

16.09.2015 16:25

Lëvizja për Reforma e PDSH-së, përmes një konference për media ka përshëndetur zgjedhjen e prokurorit special...

Lëvizja për Reforma e PDSH-së, përmes një konference për media ka përshëndetur zgjedhjen e prokurorit special, duke porositur që i njëjti me korrektësi të zgjidhë rastet e përfshira në aferën e përgjimit, si dhe të rastit “Puç”.
 
“Pasi që është një marrëveshje e arritur edhe me prani të ndërkombëtarëve, përshëndesim zgjedhjen e prokurores speciale, i urojmë sukses në punën e saj, kërkojmë nga kjo prokurore speciale të zgjidhë me korrektësi raste të ndjeshme të krimeve e korrupsionit që e kanë kapluar politikën. Edhe pse qëndrimi ynë ka qenë për një gjykatë speciale ndërkombëtare”- tha zëdhënësi i Lëvizjes për Reforma-PDSh, Elmir Sejfullai.
 
Meqë prokurorja speciale është e përkatësisë maqedonase, partia e Zijadin Selës kërkon që shumica e anëtarëve të Prokurorisë Speciale të jenë shqiptarë, duke pasur parasysh riorganizimin politik në vend të ndarë kryesisht mes dy taboresh etnike.
 
VISAR SADIKI