Futboll

Barcelona për fitore në Romë! Vështirë për shqiptarët

16.09.2015 16:34

Barcelona është favorite dhe synon fitore në ‘Olimpico’ kundër Romës, në ndeshjen e parë të grupit E në Champions League...

Futbollistët e Barcelonës janë të motivuar për fitore, ndërsa romakët shpresojnë të fitojnë pikë në hapje të kësaj gare të rëndësishme.
 
Luis Enrique, trajner i Barcelonës, nuk e ka edhe lehtë, sepse do ta sfidojë ish-skuadrën e tij që e drejtojë deri në vitin 2012.
 
Enrique tha se ka kujtime të mira nga Roma, por këtë herë me Barcelonën duan fitore, në takimin që luhet sonte në orën 20.45.
 
Barcelona me sulmuesin më të mirë në botë, Lionel Messi, do të kërkojnë pikë të plota ndaj një Rome që po kalon formë të mirë në Serie A. Ndërkaq, sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, me Bayer Leverkusenin, janë favoritë në përballje me ekipin nga Bjellorusia, BATE Borisov.
 
Bayer pret të startojë me fitore, kurse Dinamo e Zagrebit ka punë të vështirë me Arsenalin.
 
Shqiptari Arian Ademi luan për Dinamon, të cilët besojnë se do ta befasojnë Arsenalin që ka trajner Arsene Wengerin.
 
Pajtim Kasami që paraqitet me Olympiakosin, do të janë para një sfide të madhe, kundër kampionit gjerman, Bayerni nga Munihu.
 
Bavarezët janë favoritë, por nuk do ta kanë edhe lehtë në udhëtim. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me Valencinë presin tri pikë në ballafaqim me Zenitin nga Rusia.
 
Valencia ka ekip shumë të mirë dhe mëton ta fillojë me fitore në grupin H. Chelsea që po kalon në një krizë të rezultateve në Premier League, beson në fitore kundër ekipit nga Izraeli, Maccabi.
 
Ndeshjet, e mërkurë
Grupi E
Bayer- BATE 20.45
Roma-Barcelona 20.45 TV
 
Grupi F
Dinamo Z.- Arsenal 20.45
Olympiakos-Bayern 20.45
 
Grupi G
Chelsea-Maccabi 20.45
Dinamo K.-Porto 20.45
 
Grupi H
Valencia-Zeniti 20.45
Gent-Lyon 20.45