Botë
Gjermani, përplaset treni me autobusin, 60 nxënës shpëtuan
16.09.2015 17:14
Një përplasje tragjike ka ndodhur në Buxtehude, vend afër Hamburgut të Gjermanisë, ku një tren dhe një autobus që transportonte nxënës u përplasën...

Reagimi i shpejtë i shoferes së autobusit u shpëtoi jetën 60 nxënësve, të cilët dolën menjëherë nga autobusi. Vetëm një person rezulton i plagosur.
Sipas zëdhënësit të policisë, autobusi është dashur të udhëtojë përmes një rruge tjetër për shkak të punimeve që ndodheshin në moment.
LEUNORA KALIQI
