Botë
Indonezia goditet nga një termet i fuqishëm, autoritet: nuk ka rrezik për cunami
16.09.2015 17:16
Brigjet e detit Molucca të Indonezisë janë goditur nga një termet me magnitudë 6.3, sipas shkallës së rihterit, ndërsa në një njoftim të Agjencisë Meteorologjike dhe Gjeofizike...

Brigjet e detit Molucca të Indonezisë janë goditur nga një termet me magnitudë 6.3, sipas shkallës së rihterit, ndërsa në një njoftim të Agjencisë Meteorologjike dhe Gjeofizike të Indonezisë theksohet se nuk ka rrezik të mundshëm për cunami dhe se termeti është ndierë fuqishëm në ishullin Halmahera.
Gjithashtu është theksuar se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale. Në cunamin e ndodhur si pasojë e termetit me shkallë 9.1 më 26 dhjetor 2004 në Indonezi, rezultuan 230 mijë persona të vdekur.
LEUNORA KALIQI
