Botë

Irak, lirohen 2 nga 18 punëtorët e rrëmbyer turq

16.09.2015 17:20

Policia në Irak raportoi se dy prej 18 punëtorëve turq, që janë rrëmbyer në kryeqytetin Bagdad, në fillim të këtij muaji, janë liruar dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore...

Policia në Irak raportoi se dy prej 18 punëtorëve turq, që janë rrëmbyer në kryeqytetin Bagdad, në fillim të këtij muaji, janë liruar dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Javën e kaluar, në një video të një grupi militant, më parë të panjohur, janë paraqitur personat e rrëmbyer dhe kërkohej që Turqia ta ndalë rrjedhën e militantëve në Irak dhe ta ndalë atë që përshkruhej si “rrethim” i qyteteve të Sirisë. 

LEUNORA KALIQI