Botë
ShBA: Rusia t’i bashkohet koalicionit kundër IS-is
16.09.2015 17:23
ShBA-të do të dëshironin ta shohin Rusinë të angazhuar në koalicionin ndërkombëtar, që lufton kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS) në Siri, e jo ta ndërtojë praninë ushtarake të saj në këtë vend...

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ka folur me presidentin rus,Vladimir Putin, për këtë çështje, por këtë do ta bëjë kur presidenti “përcakton se kjo do t’i avanconte interesat e ShBA-se”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është e pamundshme t’i shkaktohet disfatë grupit militant, “Shteti Islamik”, pa bashkëpunim me Qeverinë e Sirisë dhe se Rusia do të vazhdojë ta ndihmojë ushtarakisht Damaskun.
LEUNORA KALIQI
