Botë
Përurohet salla e sportit në Likovë
16.09.2015 17:29
Në praninë e nxënësve, arsimtarëve e mysafirëve të tjerë, në Likovë solemnisht u përurua salla e sportit e Sh. F. “Dituria”...

“Në kuadër të misionit dhe platformës për arsimim bashkëkohor, ne përpiqemi të ndërtojmë kushte shumë më të mira se sa i kanë pasur fëmijët dje.
Ne preferojmë të jemi pjesë e Evropës, kurse në Evropë kërkohen standarde”- tha ndër të tjera në fjalimit të tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e përurimit të sallës së re sportive në Likovë.
Kjo është salla e dytë sportive në Komunën e Likovës, për të cilën janë ndarë 23 milionë denarë apo rreth 400 mijë euro, nënvizoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.
Të theksojmë se u paralajmëruan edhe investime të tjera në infrastrukturën arsimore në Komunën e Likovës.
NEXHAT AQIFI
