Maqedoni

Ministria e Transportit përgënjeshtron Zhernovskin

16.09.2015 18:12

Ndërkohë, Ministria e transportit dhe lidhjeve përgënjeshtron akuzat e Zhernovskit...

“Kjo ministri publikisht fton Zhernovskin të publikojë dokument konkret të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, apo të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, me të cilën do t’i vërtetojë konstatimet se në lokacionin konkret do të ndërtohet hotel në lartësi prej 100 metrave”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Transportit.

“Nëse atë nuk do ta bëjë, atëherë le t’u kërkojë falje qytetarëve të vet dhe të ndalojë së manipuluari”- thuhet në reagim.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në periudhën e kaluar asnjëherë nuk ka marrë aktivitet as nuk ka realizuar kurrfarë ndërtimi, me çka do të shkatërrojë gjelbërimin e Parkut të Qytetit”- thuhet mes tjerash në reagimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.