Botë

Han: Ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor

16.09.2015 22:27

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot deklaroi se nuk mund të lejojë që vendet nag Ballkani Perëndimor vetë të luftojnë me valën e refugjatëve...

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot deklaroi se nuk mund të lejojë që vendet nag Ballkani Perëndimor vetë të luftojnë me valën e refugjatëve, duke paralajmëruar për rrezikun nga dukuria e "perdeve të padukshme të hekurta" në Evropë.
 
Ai theksoi se vendet nga Ballkani Perëndimor, pa fajin e vet u gjendën në situatë të rëndë për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të refugjatëve, të cilët arrijnë në territorin e tyre.
 
"Tani kemi problem në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa nesër noshta do të kemi kur përmes Kroacisë do të nisen drejt Sllovenisë dhe Austrisë", theksoi eurokomisari.
 
han shtoi se nuk guxon të lejohet që refugjatët të gjenden të robëruar në vendet e rajonit dhe u angazhua që urgjentisht t'u ndihmohet në zgjidhjen e krizës me emigrantët.
 
"Dëshiroj të shoh stabilizim he përparim të mëtutjeshëm , e jo ngarkesa të reja në rajon", thekson Han./mia