Maqedoni
Një person lëndohet rëndë në një aksident në Vaksincë
17.09.2015 11:58
Një person është lënduar rëndë në një aksident i cili ka ndodhur rreth orës 3.15 pas mesnate në afërsi të fshatit Vaksincë...

Një person është lënduar rëndë në një aksident i cili ka ndodhur rreth orës 3.15 pas mesnate në afërsi të fshatit Vaksincë, kumtuan sot në mëngjes nga policia e Kumanovës.
Aksidenti ka ndodhur kur shtetësja 31-vjeçare nga Shqipëria E.P., e cila ka drejtuar automjetin "ford" me targa shqiptare ka lëvizur nga Lojani drejt Kumanovës, me ç'rast te vendkalimi hekurudhor në afërsi të Vaksincës ka humbur kontrollin, dhe ka goditur një shtëpizë betoni, me ç'rast automjeti më pas ka goditur në semafor.
E.P. pas ndihmës së ofruar, për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në spitalin e Kumanovës dhe më pas është transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup./mia
