Maqedoni
Në 12 aksidente në Shkup, pesë të lënduar
17.09.2015 12:03
Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej 12 fatkeqësi komunikacioni...

Prej tyre, katër janë me pasojë dëm material dhe pesë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat më lehtë lëndime kanë marrë dy drejtues të automjeteve motorike, një këmbësor, një çiklist dhe një drejtues i mopedit.
Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë një drejtues i një automjeti motorik dhe dy bashkudhëtarë, ndërsa lëndime më të lehta tre drejtues të automjetit motorik dhe pesë bashkëudhtëarë.
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë hequr 38 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor do të mbajë leksion komunikacioni me fillim prej orës 19 në hapësirat e Stacionit policor me kompetencë të përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve./mia
