Botë

Bagdad, 14 të vdekur

17.09.2015 12:09

14 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i dy veturave në qendër të Bagdadit...

Zyrtarë irakianë kanë thënë se sulmet kanë pasur për cak postblloqet policore në një qendër komerciale në kryeqytet.

Sulmi i parë ka ndodhur në sheshin Bab al-Sharji, duke lënë të vrarë tetë civilë dhe së paku 21 të plagosur.

Sulmi i dytë ka ndodhur në sheshin Wathba, duke lënë të vdekur 5 persona, përfshirë dy policë dhe 12 të plagosur.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, që janë të ngjashme me ato të kryera nga militantët e grupit të “Shtetit Islamik”.