Botë
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin
17.09.2015 12:21
Një tërmet i fuqishëm prej 8.3 magnitudë të shkallës së rihterit ka goditur bregdetin e Kilit...

Paralajmërimet për cunami janë vendosur përgjatë bregdetit të Perusë dhe Kilit, përshirë edhe Havain, Kaliforninë dhe Zelandën e Re.
Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 5 persona, një është regjistruar i zhdukur, përderisa miliona janë evakuuar, kanë lajmëruar autoritetet në Kili.
Dridhjet janë dëgjuar edhe në Buenos Aires, në Argjentinë. Bregdetit i Kilit është përmbytur nga valë të detit me lartësi deri në 3 metra.
Autoritetet kanë thënë se cunami, i cili mund të prek Havain dhe vendet e tjera, do të jetë i një intensiteti më të ulët.
