Botë

Tërmet i fuqishëm 8.3 ballë në Kili, 5 të vdekur, 15 të plagosur, 1 mln të evakuuar

17.09.2015 12:49

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi Kilin, duke lënë 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe duke shkatërruar shumë ndërtesa...

Epiqendra e tërmetit ishte 232 km nga San Diego, ndërsa institutet sizmologjike paralajmërojnë për një cunam, pasi valët e detit arritën në një lartësi prej 4.5 metrash.
 
Tërmet u ndje edhe në Argjentinë, ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti u evakuuan rreth 1 milionë persona.
 
“Edhe një herë ne përballemi me një goditje të natyrës, më e madhja në vend që ka prekur pjesën më të madhe të vendit tonë. Po përpiqemi t’u vijmë në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur nga tërmeti, por është një gjendje shumë e vështirë”- deklaroi presidentja e Kilit, Michelle Bachelet.
 
Sirenat paralajmëruese të cunamit janë dëgjuar në portin e Valparaisos. Paralajmërimi për cunam është dhënë edhe në Peru dhe në Havai. Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera deri në 7 ballë. 
 
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se mbi 1 milionë persona kanë ndjerë dridhjet e forta të tërmetit. 
 
Kili është goditur shpesh nga tërmete të fuqishme. Më 27 shkurt të vitit 2010, me qindra persona humbën jetën pas tërmetit të fuqishëm 8.8 ballë, me epiqendër pranë qytetit Concepcion.
 
BELINDA KOKA-ADEMI