Maqedoni
Janë vënë në pranga grabitësit e kasafortës nga AT "Avto Atom" Koçan
17.09.2015 13:35
Policia i arrestoi katër shkupjanët të cilët mbrëmë kanë grabitur kasafortën nga AT "Avto Atom" Koçan...

"SPB Shtip pas masave dhe veprimeve të ndërmarra zbuloi dhe arrestoi katër persona: M.K.(23), L.L.(21), A.I.(22) dhe K.A.(24) të gjithë nga Shkupi, të cilët mbrëmë kanë kryer grabitje të rëndë në AT "Auto Atom" Koçan prej ku ka marrë kasafortën të metaltë. Pas intervenimit të shpejtë të policisë në rr. "Dimitar Vllahov" në Koçan është kryer kontroll i automjetit "Golf" me targa të Shkupit gjatë së cilës është gjetur kasaforta e grabitur dhe personat janë arrestuar. Është kryer kontroll, dhe është njoftuar Prokurori publik dhe pas kompletimit dhe dokumentimit të tërësishëm të ngjarjes do të parashtrohet padi penale", kumtoi MPB.
Katër shkupjanët janë kryerës të njohur të veprave të tilla dhe të ngjashme penale./mia
