Maqedoni
FSSh: Stacione të reja farmaceutike në Strugë, Tetovë, Studeniçan dhe Manastir
17.09.2015 15:52
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë ka lidhur pesë marrëveshje të reja me katër stacione farmaceutike dhe një farmaci mobile për hapjen e stacioneve të reja farmaceutike...

Njëri nga stacionet do të jetë në Strugës, në fshatin Livadhi, dhe do të fillojë me punë nga 1 tetori, ndërsa të tjerët do të hapen në fshatin Bukovë të Manastirit, në Tearcë të Tetovës dhe në Moranë-Komuna e Studeniçanit. Farmacia mobile është në Komunën e Valandovës.
Drejtuesit e FSSh-së njoftojnë se deri tani janë hapur 66 stacione farmaceutike, të cilat mbulojnë mbi 130.000 qytetarë në mjediset rurale.
Sot drejtorët e FSSh-së, Sasho Stefanoski dhe Orhan Ramadani, qëndruan në Strugë në kuadër të projektit "Ditët e hapura të Fondit për Sigurim Shëndetësor”.
Në takimin në Strugë, ata panë nga afër se si funksionon shërbimi rajonal dhe me çfarë përballen të punësuarit dhe të siguruarit e FSSh-së.
