Renova mposht Rabotniçkin, për fitoren e pare sivjet
Pas disa anulimeve deri më tani, herë për shkak të pjesëmarrjes së Rabotniçkit në Ligën Europa, e herë për shkak të terenit dhe motit jo të mirë në Gostivar...

Pas disa anulimeve deri më tani, herë për shkak të pjesëmarrjes së Rabotniçkit në Ligën Europa, e herë për shkak të terenit dhe motit jo të mirë në Gostivar, është zhvilluar përfundimisht sot, ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në ligën e parë të futbollit, mes Renovës dhe Rabotniçkit.
“Gjipsarët”, në takimin e tyre të gjashtë sivjet, regjistruan paraqitjen bindhsëm më të mirë, duke korrur më në fund edhe fitoren e parë, me rezultatin prej 3-1.
Nenad Mishkovski, Izair Emini dhe përforcimi Bujamin Shabani, ishin golashënues për ekipin e Qatip Osmanit, ndërsa golin e vetëm për “romantikët” e shënoi Bazhe Ilijoski, kur barazoi në 1-1.
Me këtë fitore, Renova i është shmangur pozitës së fundit dhe në vendin e nëntë, ka katër pikë. Rabotniçki, me një ndeshje më pak, mbetet në kuotën e shtatë pikëve, në pozitën e gjashtë.
MUSTAFA ADEMI
