Botë
Mbi njëqind veta humbën jetën në shpërthimin e një cisterne në Sudanin Jugor
17.09.2015 19:06
Mbi njëqind veta e humbën jetën dje në Sudanin Jugor në shpërthimin e cisternës, kumtuan sot autoritetet e Sudanit Jugor...

Njerëzit ishin mbledhur rreth cisternës, e cila kishte dal nga rruga dhe tentonin për të marrë karburant, kur në një moment shpërtheu.
"Nga shpërthimi janë lënduar rëndë rreth 50 veta", deklaroi Çarls Kisana, ministri i Informatave të provincës Ekuatori Perëndimor.
"Nuk kemi pajisje mjekësore dhe ata njerëz nuk mund të mbijetojnë, pasi nuk kemi kushte për t'i trajtuar ata, që janë me djegie të rënda", tha ai.
Sipas Kisana, cisterna udhëtonte nga kryeqyteti Xhuba për në Ekuatorinë Perëndimore.
Sudani i Jugut është një nga vendet më të varfëra në Afrikë dhe atje pothuajse nuk ka asnjë rrugë të asfaltuar./mia
