Botë

Kroacia mbylli shtatë vendkalime kufitare me Serbinë

18.09.2015 12:28

Kroacia mbrëmë për çdo lloj komunikacioni mbylli shtatë vendkalime kufitare drejt Serbisë, ndërsa vendkalimi kufitar Bajakovë mbetet i hapur për komunikacion, njoftoi Tanjug...

Sipas policisë,  vendkalimi kufitar Bajakovë në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë mbetet i hapur, se punon normalisht dhe është i kalueshëm për gjithë komunikacion. 
 
Ministria kroate e Punëve të Brendshme njoftoi se deri në orën 22 në territorin e Kroacisë kanë hyrë 11.003 emigrantë dhe se policia ka mbyllur shtatë vendkalime kufitare me Serbinë.
 
Edhe Sllovenia e ndaloi lëvizjen e trenave përmes linjës kryesore hekurudhore nga Kroacia, në kalimin kufitar Dobova, pasi organet e rendit kanë ndaluar një tren me rreth 150 emigrantë, njoftuan mediet britanike, duke iu referuar policisë.
 
"Për momentin është ndaluar komunikacioni hekurudhor"- deklaroi zëdhënësja e policisë.
 
Paraprakisht, organet e rendit kumtuan se emigrantët do të kthehen në Kroaci "sa më shpejtë që është e mundur".