Botë

Suspendohet sekretari i përgjithshëm i FIFA-s

18.09.2015 12:33

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Futbollit, Jerome Valcke, është suspenduar nga të gjitha detyrat deri në njoftimin e radhës...

Në një deklaratë të FIFA-s thuhet se “ajo është në dijeni për një sërë akuzash që përfshijnë edhe sekretarin e përgjithshëm”.
 
Disa media kanë raportuar se Valcke, 54 vjeçar, ka qenë i përfshirë në një skemë për shitjen e biletave për Kupën e Botës sipër vlerës së tyre.
 
Valcke, i cili ka pasur rolin e tij në FIFA qysh më 2007, ka thënë se akuzat janë “të fabrikuara”.
 
FIFA ka qenë e përfshirë nga akuzat për korrupsion qysh në muajin maj, kur policia zvicerane ka bastisur një hotel në Cyrih, duke arrestuar shtatë zyrtarë të lartë të federatës së futbollit.