Han në Maqedoni, takime ndaras me liderët politik
Komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të Bashkimit Evropian, Johanes Han, po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni...

Komisari Han në Shkup do te realizojë takime ndaras me liderët politik të vendit. Temë e bisedimeve do të jetë zbatimi i marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike, për dialogun inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD), për zhvillimin e reformave dhe për krizën migruese.
Han do të realizojë takime të ndara me kryeministrin, Nikolla Gruevski, dhe me kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev, të BDI-së, Ali Ahmetin, dhe të PDSH-së, Menduh Thaçin.
Ai merr pjesë në takimin e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe në seancën e këshillit kombëtar për eurointegrime.
Eurokomisari, siç njoftoi kabineti i tij, do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërsa është paraparë ta vizitojë edhe Qendrën e Pranimit për Migrantë në Gjevgjeli.
