Botë

Meksika arreston liderin e bandës “Guerreros”

18.09.2015 12:38

Autoritetet e Meksikës kanë thënë se kanë arrestuar udhëheqësin e një bande, i cili, sipas tyre, ka pasur rolin kyç në zhdukjen e 43 studentëve...

Autoritetet e Meksikës kanë thënë se kanë arrestuar udhëheqësin e një bande, i cili, sipas tyre, ka pasur rolin kyç në zhdukjen e 43 studentëve, vitin e kaluar, në rajonin Guerreo.
 
Qeveria ka thënë se Gildardo Lopez Astudillo, i njohur si “El Gil”, është lideri i kartelës së drogës “Guerreros Unidos”.
 
Dyshohet se ai ka dhënë urdhër për rrëmbimin dhe vrasjen e studentëve. Deri më tash janë bërë 111 arrestime për zhdukjen e tyre. 
 
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Meksikë ka thënë se “Guerreros Unidos” ka menduar se studentët janë anëtarë të një bande rivale dhe më pastaj i ka vrarë dhe djegur trupat e tyre.