Botë

Vatikan, Papa Françesku dënon “oqeanin e vuajtjes” në Siri dhe Irak

18.09.2015 12:54

Papa Françesku e ka dënuar sot “oqeanin e vuajtjes” në Siri dhe Irak, ku lufta qytetare dhe sulmet e pjesëtarëve të “Shtetit Islamik” detyruan miliona njerëz të largohen nga shtëpitë...

Duke folur në takimin e organizatave bamirëse katolike dhe ipeshkëvit nga Lindja e Afërt, Papa Françesku e ka përshkruar konfliktin në këto dy vende si një "prej tragjedive më të mëdha njerëzore në dekadat e fundit".

A i ka bërë thirrje për zgjidhje të problemit në mënyrë paqësore, duke theksuar se për dallim nga e kaluara, dhuna në ditën e sotme tregohet drejtpërdrejtë në mediume.

"Askush nuk mund të bëhet se nuk dinë! Gjithçka është e qartë, se kjo luftë gjithnjë e më shumë i godet të varfrit"- tha Papa Françesku.

Ai shtoi se Libani, Jordania dhe Turqia, ku janë vendosur miliona refugjatë, i kanë pritur ata në mënyrë bujare, por komuniteti ndërkombëtar duket se është i paaftë të gjejë një zgjidhje të përshtatshme.