Botë
Zjarr në një hotel në Mekë, haxhilerët nga Maqedonia janë shëndoshë e mirë
18.09.2015 13:34
2 pelegrinë janë lënduar dhe më shumë se 1.000 të tjerë janë evakuuar pas zjarrit që shpërtheu në një hotel në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite...

Autoritetet saudite thonë se zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katësh në lagjen “Azizija”.
Nga BFI, ndërkohë, njoftojnë se haxhilerët nga Maqedonia janë shëndoshë e mirë.
“Të gjithë haxhinjtë që kanë udhëtuar me Bashkësinë Fetare Islame janë shëndoshë e mirë dhe gjenden mbi 7 km larg vendndodhjes së fatkeqësisë”- deklaroi Jusuf Zymeri nga BFI.
Zjarri ndodhi vetëm katër ditë para haxhit dhe gjashtë ditë pas rënies së vinçit në Xhaminë e Madhe në Mekë, që vrau më shumë se 100 persona dhe qindra besimtarë të tjerë mbetën të plagosur.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
