Botë
Sudani i jugut, shpërthen cisterna e naftës, 170 të vdekur
18.09.2015 13:50
Ka shkuar në 176 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm i një cisterne nafte në Sudanin e Jugut...

Shpërthimi ndodhi teksa disa persona po përpiqeshin të merrnin naftë nga një kamion-cisternë, i cili kishte dalë na rruga.
Fillimisht u raportua për rreth 85 viktima, por më pas autoritetet mjekësore thanë se numri i viktimave ka shkuar në mbi 170 persona, ndërsa mbi 50 janë të plagosur.
Një prej zyrtarëve vendas tha se shoferi i kamionit shkoi në qytetin më të afërt për të kërkuar ndihmë, ndërsa banorë të zonës shkuan të merrnin naftë.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.
