Botë

Pakistan, 16 të vdekur në Peshahvar, sulmohet xhamia brenda bazës ushtarake

18.09.2015 14:41

Militantët kanë vrarë të paktën 16 besimtarë në një xhami brenda një baze forcash ajrore në Peshavar të Pakistanit...

Personat e armatosur sulmuan rojet dhe më pas hynë në bazën ajrore Badaber dhe sulmuan xhaminë.
 
Forcat e sigurisë vranë 13 militantë dhe po kërkojnë për të armatosur të tjerë. Talibanët pakistanezë thanë se e urdhëruan ata sulmin. 
 
Peshavar ka qenë vazhdimisht objekt sulmi nga militantët. Dhjetorin e kaluar, më shumë se 150 studentë e mësues u vranë kur talibanë të armatosur hynë në një shkollë në qytet.