Maqedoni
Kosovë, nis peticioni kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit
18.09.2015 15:16
Tre liderët e partive opozitare në Kosovë kanë nënshkruar peticionin në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionin kufitar me Malin e Zi...

Krerët e V-së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës thanë se duhet të ndalet bankrotimi i shtetit dhe këtë bankrotim, sipas tyre, e sjellin marrëveshjet me Serbinë dhe ajo për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
“Ky peticion është i të gjithë qytetarëve dhe jo i partive politike, kështu që të gjithë ata që e konsiderojnë të nevojshme nënshkrimin e këtij peticioni, me këtë e forcojnë kundërshtimin e përbashkët të marrëveshjeve që po e dëmtojnë Kosovën. Këto marrëveshje nuk janë të dëmshme vetëm në fushën e rendit dhe të ligjit, por janë marrëveshje të dëmshme ekonomike dhe financiare, të cilat po degradojnë Kosovën”- deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në të gjitha qytetet e Kosovës për disa ditë rresht do të organizohet nënshkrimi i këtij peticioni. Sot atë kanë mundur ta nënshkruajnë qytetarët në Prishtinë.
REJHANE BUSHI-METAJ
