Maqedoni

MPB: Janë lëshuar 83.272 vërtetime për azil

18.09.2015 16:03

Edhe 1.623 vërtetime për qëllimin për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit u janë dhënë shtetasve të huaj...

Edhe 1.623 vërtetime për qëllimin për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit u janë dhënë shtetasve të huaj prej orës tetë të ditës së djeshme deri në orën tetë sot në mëngjes. Dokument i këtij lloji nga 19 qershori i këtij viti deri më tani u është lëshuar 83.272 shtetasve të huaj, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Prej tyre 55.634 janë të gjinisë mashkullore, 11.317 të gjinisë femërore, 13.803 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 2.518 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është lëshuar vërtetim me qëllim të shtrimit të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, siç njofton MPB, më të shumtë janë qytetarët e Sirisë - 66.188, më pas Afganistanit - 6.308, Irakut - 4.145, Pakistanit - 2.498, Palestinës - 907, Somalisë - 623, Banglladeshit - 569, Kongos - 357, Iranit - 323, Nigerisë - 221, Kamerunit - 164, Eritresë - 163, Etiopisë - 126, Sudanit - 109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Sipas MPB, dje në orën tetë të mëngjesit deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm, në Sektorin për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për shtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
 
Në IP Qendra për pranim për azilkërkues në regjistrin qendror të azilkërkuesve për 17.09.2015 janë evidentuar 4 azilkërkues, të gjithë burra. Shtesë, në pajtim me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme dy persona, një person minoren pa shoqërimin e tutorit dhe një burrë janë vendosur një një vend tjetër të caktuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme./mia