Maqedoni

Lëvizja “Besa”: unifikim i opozitës përmes një këshilli mbipartiak

18.09.2015 17:26

Këshilli Qendror i Lëvizjes “Besa” në mbledhjen e fundit ka marrë vendimin që të dilet me ofertën për një platformë opozitare...

Këshilli Qendror i Lëvizjes “Besa” në mbledhjen e fundit ka marrë vendimin që të dilet me ofertën për një platformë opozitare, që parashikon ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar me të gjitha forcat progresive në vend. 
 
“Ideja është që me iniciativë, e theksojmë, vetëm me iniciativë, pra pa kurrfarë patronazhi të Lëvizjes “Besa”, të iniciohet themelimi i një këshilli mbipartiak, në të cilin “Besa” do të jetë një ndër subjektet bartëse, ndërsa në të do të bëjnë pjesë më shumë subjekte politike opozitare, por edhe më shumë OJQ, si edhe intelektualë të pavarur, analistë e opinionbërës, por edhe afaristë, artistë, sportistë etj., pra të gjithë që duan ta shpëtojnë kombin nga kjo strukturë degraduese në Maqedoni”- thuhet në vendimin e Lëvizjes “Besa”.
 
Kjo ide e Lëvizjes “Besa” ka marrë përkrahje nga Partia për Prosperitet Demokratik. Kryetari I PPD-së, Nexhat Bexheti, thotë se është  i gatshëm të bashkëpunojë me çdo parti politike shqiptare opozitare.
 
Por, për PPD-në zgjidhja e duhur do të ishte një platformë e përbashkët me pika të precizuara, të nënshkruara nga të gjitha partitë opozitare shqiptare. 
 
BESIM ABDULLAI